Dy aksidente me mëngjes, një i vdekur dhe një i lënduar

U arrestuan drejtuesit e mjeteve

Nga dy aksidente që ndodhën në Fushë-Krujë dhe Durrës, një person vdiq, ndërsa u lëndua një tjetër.

Policia bëri të mundur arrestimin në flagrancë të dy drejtuesve të mjeteve. Sipas informacioneve, u arrestua shtetasi M.A.,24 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Ky shtetas duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’ aksidentoi me pasojë vdekje në Fushë-Tapizë me datë 12.02.2020, këmbësorin shtetasin H.S.,74 vjeç, banues në Kukës,

Nërkohë, u arrestua edhe shtetasi A.K., 23 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” aksidentoi këmbësorin shtetasin I.Gj.,54 vjeç, banues në Shën Vlash, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./oranews

Back to top button