Aksident me të lënduar në magjistralen Prishtinë-Podujevë
Të lënduarit u dërguan për tretman mjekësor
Dy persona u lënduan sot rreth orës 09:00 në një aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Bërnicë.
Rastin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, sipas së cilës, të lënduarit u dërguan për tretman mjekësor.
Sipas Ahmetit, në aksident u përfshinë dy automjete, derisa me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media