Sot varroset Qerim Kelmendi
Varrimi i Kelmendit do të bëhet në Kompleksin Memorial në Gllogjan
Sot i jepet lamtumira e fundit ish-luftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Qerim Kelmendi.
Ceremonia e varrimit organizohet nga këshilli organizues i OVL të UÇK në Dukagjin.
Nga ora 13:00-14:00 do të mbahen homazhe në qendër të qytetit të Pejë (sheshi Shkelzen Haradinaj).
Ndërsa në ora 15:00 do të mbahet ceremonia e varrimit në Kompleksin Memorial në Gllogjan.
Ish-luftëtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi është vrarë në orët e para të së enjtes, afër fshatit të tij, deri sa ishte duke qarkulluar me veturë.
Sipas policisë, dyshohet se Kelmendi së pari është qëlluar me armë zjarri dhe pastaj i është dhënë flaka veturës në të cilën gjendej./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?