Merkel: BE është gati për të filluar bisedimet e Brexit
Kancelarja gjermane shpreson Britania të mbetet një partner i mirë
Angela Merkel ka thënë se ajo nuk sheh asnjë pengesë në rrugën e fillimit të bisedimeve të Brexit siç është planifikuar pasi Theresa May nuk arriti të fitojë shumicën në zgjedhjet e së enjtes në Mbretërinë e Bashkuar.
Kancelarja gjermane tha se besonte se Britania do të përmbushte afatet kohore, duke shtuar se Bashkimi Evropian ishte “gati”.
Angela Merkel shtoi se shpreson që Britania të mbetet një partner i mirë pas bisedimeve, që do të fillojë më 19 qershor, transmeton rtv21.tv.
Ky është komenti i saj i parë pasi që Partia konservatore e zonjës May humbi 13 vende.
May tha se ajo do të formojë një qeveri me Partinë e Bashkimit Demokratik nga Irlanda e Veriut, e cila fitoi 10 vende./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?