Vdes 9 vjeçari në një aksident rrugor

Nga lëndimet e marra në këtë aksident, ai ka mbetur i vdekur në vend

Një fëmijë 9 vjeçar është shtypur nga një makinë në fshatin Sibovc, në rrugën Prishtinë Podujevë.

Siç mëson KALLXO.com, i mituri ishte së bashku me të ëmën kishte zbritur nga një kombi. Goditja e parë ka ardhur nga makina e kahut të kundërt e cila e kishte gjuajtur në anën tjetër ku më pas është shtypur edhe nga një makinë tjetër”, ka thënë një burim për KALLXO.com  Sipas të njëjtit, dy shoferët e makinave janë arrestuar nga policia.

Back to top button