Mustafa i shprehu ngushëllime Edi Ramës

 

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dërguar telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së nënës së kryeministrit Edi Rama.

Mustafa në emër të tij dhe LDK-së i ka shprehur ngushëllime kryeministrit Rama.

Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Humbja e nënës është një moment shumë i rëndë! 

Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Rama, familjes dhe gjithë miqve. 

 Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!” , është shkruar në telegramin e ngushëllimit të Mustafës.

Kryeministri i Shqipëisë, Edi Rama sot ka informuar se i ka vdekur nëna./21Media

Back to top button