MSh do ta financojë specializimin e kandidatëve nga Lugina e Preshevës
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se qytetarëve të Luginës së Preshevës iu është siguruar një kuotë e veçantë për shkollim specialistik.
“Ministria e Shëndetësisë do të financojë shkollimin e kandidatëve të ardhur nga Lugina, kuadro të cilat do të kthehen të shërbejnë si staf profesional shëndetësor në komunën e Preshevës, të Medvegjës dhe në atë të Bujanocit!”, shkroi Zemaj në Facebook.
Ai po ashtu u zotua se mbështetja e ministrisë për qytetarët e Preshevës nuk do të mungojnë.
Ministria e Shëndetëisë me 30 korrik ka hapur konkursin për specialsitë. Ku konkrus u hap pas 4 vjetësh. Do të pranohen 1034 kandidatë./21Media