Kaloni te përmbajtja kryesore

Zaevi e pret shiritin e investimit të Gruevskit

Adient hap 800 vende pune

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev shkoi në vendlindje sot, për të uruar fillimin e punës së fabrikës amerikane “Adient”.

Por oponenti i tij Nikola Gruevski, ia kujtoi se moti e ka bërë ky vet këtë punë.

Ish-kryeministri Gruevski përmes Facebookut, ia bëri me dije kryeministrit Zaev se i kujt ishte projekti.

Kryeopozitari tha se partia e tij i solli këto investime, dhe jo ish-kryetari i Strumicës, tani kryeministër.

“Ky është një projekt real I cili ekziston, dhe jo premtim i rrejshëm siç kishin mundësi të dëgjojnë banorët e Strumicës nga politikanët e pa përgjegjshëm. Treguam se jemi të vetmit që qëndrojmë në fjalë, të vetmit që premtojmë realisht, realizojmë dhe japim përgjegjësi para popullit , realizojmë investime, hapim fabrika dhe vende të reja pune”, tha Nikolla Gruevski, ish-kryeministër.

Se këtë investim që po e përuron nuk e ka nisur ai, e pranon edhe vet kryeministri Zoran Zaev. Megjithatë shefi i qeverisë, ia ktheu Gruevskit se përkrahjen e kishte dhënë edhe ai si kryetar i qytetit për këtë investim.

“Projekti u fillua nga Qeveria e mëparshme, si kryetar komune atëherë dhashë mbështetjen time për këtë projekt dhe e përshëndeta. Ja tani sot e kam nderin të marr pjesë në inaugurimin e saj, ta përshëndes dhe të ofroj mbështetjen time të plotë dhe të Qeverisë së re nga perspektiva e saj e cila projekton këtu në rajonin e Strumicës dhe në të gjithë Maqedoninë”, u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër.

Investimi për këtë fabrikë, u paralajmërua më 2015, filloi ndërtimin më 2016 dhe mbaroi sot.

Në këto objekte do të punojnë mbi 800 veta. Në fazën e dytë të investimit, sipas kompanisë Adient, pritet të punësohen edhe 500 të tjerë.

Ndryshe kompania amerikane merret me prodhimin e karrigeve të veturave.

Kjo kompani ka objektin e vet edhe në Shtip, me 1500 të punësuar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button