​Edhe një ish-ushtar i UÇK-së ftohet nga Specialja

Gjykata Speciale ka dërguar ftesë për intervistim edhe ndaj një ish-ushtari të UÇK-së.

Bëhet fjalë për Sadri Selimin nga Vërrnica e Vushtrrisë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Safet Hasani, i cili ka shprehur indinjatën e thellë ndaj atyre që dëshmuan kundër pjesëtarëve të UÇK-së

“Sot morëm lajmin se bashkëluftëtari ynë, që shërbyem së bashku në të njëjtën njësi ushtarake PU-ZOSh gjatë luftës së UÇK-së, Sadri Selimi, nga Vërrnica e Vushtrrisë, është ftuar nga Gjykata Speciale për krime lufte, në cilësinë e të dyshuarit. Ne jemi plotësisht të bindur për pastërtin e Sadriut, për veprat e tij gjatë luftës dhe për tërë luftëtarët e UÇK-së. Ashtu siç dole faqebardhë gjatë luftës ashtu të presim edhe të kthehesh nga kjo gjykatë fantome.” deklaron Hasani./21Media

Back to top button