Arrestohen 5 zyrtarë të komunës së Gjilanit
Janë arrestuar pesë zyrtarë komunalë të komunës së Gjilanit.
Sipas policisë, zyrtarët kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe nuk kishin intervenuar në parandalimin e pandemisë Covid-19 në disa lokale në Gjilan.
Kështu që kjo bie ndesh me vendimin e Qeverisë.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar dy femra dhe tre meshkuj kosovar, për shkak të dyshimit se kanë bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare duke mos intervenuar ne parandalimin pandemisë Covid-19 dhe rënë në kundërshtim me vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./21Media