Një grua nga Mitrovica ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht dhe është dhunuar disa herë nga një burrë i dyshuar.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:20.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal Mitrovicë e cila gjatë intervistimit ka deklaruar se nga i dyshuari lartcekur është dhunuar disa herë seksualisht”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari është arrestuar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet./21Media