I vodhi 4 mijë e 200 euro në çantën e një femre, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 14:07, në Veternik, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nga çanta e viktimës femër kosovare ka vjedhur 4 mijë e 200 euro para të gatshme.
Parat i janë kthyer viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media