Hoti: Situata e pandemisë s’guxon të përdoret për përfitime

 

Kryeministri Avdullah Hoti sot u shpreh se situata e pandemisë nuk guxon të përdoret për përfitime jashtë normave të ekonomisë së tregut.

Hoti përmes facebook-ut u shpreh se autoriteti kosovar i konkurrencës është në krye të detyrës dhe do të zbatojë ligjin shpejt dhe me efikasitet të plotë ndaj të gjthëve pa përjashtim. “Raportoni rastet.”, shkroi Hoti në facebook.

Ndryshe, ditët e fundit është raportuar se qytetarët janë ankuar se në një laborator privat në Prishtinë një test për koronavirus po kshton deri në 200 euro.

Back to top button