Si kaloi sot protesta e punëtorëve të TELEKOMIT?
Kryeministri Hoti premton zgjidhje në ditët në vijim
Punëtorët e Telekomit të Kosovës protestuan para Qeverisë dhe më pas hynë në grevë në ndërtesën e Telekomit.
Kjo pasi ata nuk kanë morën një përgjigje konkrete se kur do të bëhet zhbllokimi i llogarive të kësaj ndërmarrje dhe se kur punëtorët do t’i marrin pagat.
Kryeministri Avdullah Hoti, deklaroi se në ditët në vijim do të bëhet një zgjidhje për zhbllokimin e xhirollogarive të Telekomit./21Media