Nishani uron shqiptarët: Gëzuar Festën e Bajramit të Madh
Nishani tha se uron që ky vit dhe të tjerët në vazhdim të jenë sa më të lumtura
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani ka uruar shqiptarët për festën e Bajramit të Madh
Nishani tha se uron që kjo festë të shtojë begatinë në shtëpitë e shqiptarëve.
“Uroj të gjithë shqiptarët për festën e Bajramit të Madh. Qoftë kjo një ditë e gëzuar për të gjithë. Ju uroj nga zemra gëzuar këtë festë të madhe. Uroj paqe e harmoni”, u shpreh ai.
Kreu i Shtetit tha se uron që ky vit dhe të tjerët në vazhdim të jenë sa më të lumtura për shqiptarët, kudo ata ndodhen.