Vasili: Merrni të njohurit dhe familjarët dhe dilni të votoni
Bëni gjithçka që është e mundur që vullneti juaj të triumfojë
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, u bëri apel qytetarëve shqiptarë që të shkojnë të votojnë.
Me anë të një statusi në Facebook, Vasili shkruan se sot është dita e qytetarëve dhe prandaj duhet vlerësuar maksimalisht.
“Qytetarë, shfrytëzojeni maksimalisht këtë ditë të shënuar, që vjen një herë në katër vjet. Bëni gjithçka është e mundur që vullneti juaj i patjetërsueshëm të triumfojë edhe në votën e fundit të numëruar. Merrni të njohurit dhe familjarët dhe dilni të votoni”.