Pas kërcënimit të Osmanit, sytë kah organet e rendit

 

Kërcënimi ndaj u.d të presdentit, Vjosa Osmani nuk është raportuar në polici, por siç thotë për portalin rtv21.tv këshilltari për media, Bekim Kupina presin që organet e rendit të merrn me rastin.

“Kërcënimi është bërë në profilin e zyrtar të u.d. Presidentes. Mediat kanë raportuar për të, ndaj i takon organeve të rendit të merren më tej me rastin, sepse është kërcënuar e para e shtetit”, ka thënë Kupina për portalin rtv21.tv.

Kupina thotë se ky nuk është rasti i vetëm kur është kërcënuar Osmani.

“Natyrisht ky është vetëm njëri nga kërcënimet. U.d. Presidentja me kërcënime të tilla përballet pothuajse çdo ditë”, theksoi ai.

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani është kërcënuar përmes një komenti në rrjetet sociale, kështu sot ka bërë të ditur këshilltari i saj, Faton Peci. Në fotografitë që i ka bashkangjitur Peci në postim Osmani kërcënohet me fjalët “Trutë në tokë t’i kisha qit”./21Media

Back to top button