Zjarr në spitalin Covid-19, pesë pacientë të vdekur
Si pasojë e një zjarri kanë humbur jetën pesë pacientë në një spital Covid-19 në Rumani.
Zjarri, shpërtheu sot rreth orës 5 të mëngjesit me kohën lokale në Bukuresht.
Katër dhoma të spitalit “Matei Bals” u prekën nga zjarri dhe zyrtarët po hetojnë shkakun e tij.
Ndërtesa e spitalit ku shpërtheu zjarri u ndërtua në vitin 1953 dhe ishte rinovuar plotësisht.
“Matei Bals” është një nga spitalet më të mëdha dhe më të përdorura Covid-19 në vend, transmeton rtv21.tv.
Pacientët e evakuar kishin infeksione mesatare deri serioze dhe shumica po përdornin oksigjen, tha menaxheri i spitalit.
Rreth 44 prej tyre janë dërguar në spitale të tjera të koronavirusit në të gjithë Bukureshtin dhe pacientët e mbetur u rivendosën në ndërtesa të tjera në “Matei Bals”.
Vendi ka raportuar 721,513 raste koronavirus dhe 18,105 vdekje.
Në nëntor, një zjarr në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit të qarkut Piatra Neamt mori jetën e dhjetë njerëzve.
Vendi ka një nga infrastrukturat e kujdesit shëndetësor më pak të zhvilluara në BE./21Media
