Ndryshon plani i ndihmës së Shqipërisë për vaksina

 

 

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” mbërritën mbrëmjen e sotme 1 mijë e 170 dozat e para nga kompania Pfizer, sipas kontratës së nënshkruar me Qeverinë e Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ata që kanë marrë dozën e parë do të mund të marrin edhe dozën e dytë, ndërkohë që brenda muajit pritet të vinë edhe 41 mijë dozat e tjera nga kjo kompani.

Për shkak të kushteve të rrepta të kontratës me kompaninë, Rama tha se nuk do të mund të përmbushin premtimin për ti dhënë doza vaksine Kosovës, por do të ftohen 50 mjekë kosovarë për t’u vaksinuar në Shqipëri.

“Kemi marrë dhe zotim të ndihmojmë Kosovën, por dua të sqaroj se rregullat strikte që Pfizeri ka vendos, që siç kanë bërë që ne të mbetemi në kushtet e sekretit se për nga na erdhën vaksinat, e bëjnë të pamundur dhurimin e vaksinave, por jo të pamundur që të ndihmojmë një numër mjekësh kosovarë të vaksinohen këtu, kur ata të vendosin do i mikëpresim, si fillim 50 bluza të bardha nga spitali Covid i Prishtinës për të dyja dozat”, tha Rama./21Media

 

Back to top button