Kaloni te përmbajtja kryesore

Çitaku i reagon BE-së: Hipokrizia ka emër

 

Ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku sot i ka reaguar Bashkimit Evropian sipas së cilit, ambasadat e vendeve të BE-së të vendosen në Tel Aviv.

Çitaku ka potencuar se Kosova nuk ka ambasada në Madrid, Athinë, Bukuresht e jo vetëm dhe sipas saj, para se të japë “leksione” për ambasadën në Jerusalem, Brukseli do të ishte mirë deklarohet pak për mungesën e misionit të Kosovës pranë BE-së.

“Hipokrizia ka emër. Kosova nuk ka Ambasadë në Madrid, Bratisllave, Athinë, Bukuresht, Nikozia.Qe besa, Kosova nuk ka Ambasadë as pranë BE. Kish qenë mirë Brukseli, para se të na japë leksione për Ambasadën në Jerusalem, të deklarohet pak për mungesën e misionit të Kosovës pranë BE. Pastaj, a nuk është BE “neutrale” karrshi statusit të Kosovës a?! Nejse…Për viza nuk po foli ma mirë.”, ka shkruar Çitaku në facebook.

Ajo tutje ka shtuar se Brukseli nuk ia ka tërhequr vërejtjen publikisht Serbisë. “Pērjashtim bënë këtu hapja e ambasadës në Jerusalem, ku BE ka qortuar publikisht edhe Serbinë edhe Kosovën. S’po foli ma tutje, po ka emër për këtë lloj diferencimi.”, ka shtuar ajo.

Sipas amasadores kosovare, “Serbia, ndonse vend kandidat për antarësim në BE, “rrallë, për mos me thanë kurrë, i përafron vendimet e politikës së jashtme me BE”.

Kosova dhe Izraeli dje kanë zyrtarizuar marrëdhëniet diplomatike. Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, përmes një ceremonie virtuale kanë nënshkruar dokumentin, ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, për të rritur bashkëpunimin në sferën politike, ekonomike, të tregtisë, teknike e kulturore dhe sfera të tjera.  /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button