Kaloni te përmbajtja kryesore

U rrëzua helikopteri, vdiqën të gjithë ushtarët e bordit 

 

Tre pilotë të Gardës Kombëtare të SHBA vdiqën sot pas rrëzimit të helikopterit të tyre në Idaho.

Ata po fluturonin me mjetin tip UH-60 Black Hawk, i cili u rrëzua mëngjesin e sotëm pranë malit Lucky Peak në Boise.

Gjenerali Michael Garshak, i Gardës Kombëtare tha: “Kjo është një humbje e madhe për Gardën Kombëtare të Idaho dhe komunitetin tonë. Mendimet e lutjet tona janë me familjet e të dashurit e të vrarëve, teksa ne punojmë për zbardhjen e tragjedisë”.

Garda Kombëtare tha: “Transmetuesi i emergjencës në bordin e mjetit ajror u aktivizua pak pas orës 08.00 dhe menjëherë nisën procedurat e zbulimit të aksidentit, në të cilat përfshiheshin grupe ajrore dhe tokësore kërkim shpëtimit. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet dhe hetimet kanë nisur”.

Helikopteret Black Hawk janë nga mjetet me të përdorura të këtij lloji nga ushtria e SHBA që prej viteve 1970.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button