Haradinaj kërkon nga qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën për votim

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Anita Haradinaj votoi në shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli” Prishtinë.

Ai kërkoi që të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim.

“Këto zgjedhje janë më rëndësi që t’iu japim legjitimitet institucioneve të Kosovës që dalin nga këto zgjedhje, na presin shumë sfida, përballja me Serbinë, situata me pandeminë edhe forcimi i brendshëm i vendit. Pra ju lutem votoni të gjithë”, tha ai./21Media 

 

Back to top button