Kurti: Sot ditë e bardhë, ashtu si e ardhmja jonë

 

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas votimit u shpreh se sot është ditë e bardhë, ashtu siç tha ai, “do të jetë edhe e ardhmja jonë”.

Kurti u shpreh se Kosova si shtet i pavarur sot i kthehet popullit si burim i sovranitetit, shkruan rtv21.tv

“Me dashuri për vendin duhet të votojmë”, tha ndër të tjera Kurti.

Qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote  sot nga ora 07:00 deri në orën 19:00, do të kenë mundësi për të votuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të drejtë vote kanë 1 milionë e 794 mijë e 862 qytetarë, ndërkaq, numri i fletëvotimeve që janë shtypur është 1.617.200 fletëvotime./21Media

Back to top button