KQZ merr vendim, mund të votoni me letërnjoftim të skaduar
Komisoni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim përr lejimin e votuesve që të votojnë me letërnjoftime me afat të skaduar dhe të cilët figurojnë në Listat Përfundimtare të Votuesve.
Për portalin rtv21.tv këtë e bëri të ditur të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka treguar se tashmë janë njoftuar Komisionet Komunale të Zgjedhjeve për këtë vendim.
“Sapo i kemi njoftuar Komisionet Komunale të Zgjedhjeve se KQZ ka marrë vendim përr lejimin e votuesve që të votojnë me letërnjoftime me afat të skaduar dhe të cilët figurojnë në Listat Përfundimtare të Votuesve”, ka thënë Elezi./21Media