Aksident në Lushnje-Divjakë, dy të vdekur
Një aksident ka ndodhur pak më parë në “Urën e Gradishtës” në Lushnjë ku për pasojë dy persona kanë vdekur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë. Sipas Policisë, një automjet tip “Benz” është përplasur me një motor tip “Lifan”. Drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetin kanë humbur jetën në këtë aksident.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për shkaqet e aksidentit.
Vetëm gjatë këtij viti në Shqipëri, bashkë me dy viktimat e sipërpërmendura, kanë humbur jetën 43 persona dhe janë lënduar 287 të tjerë./21Media