Miftaraj i reagon Haradinajt: Rinumërimi nuk është fontanë dëshirash
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkoi që të bëhet rinumërim i plotë i votave.
Lidhur me këtë kërkesë të Haradinajt ka reaguar Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi i cili tha se rinumërimi i votave në tërë territorin e Kosovës nuk është fontan dëshirash.
“Rinumërimi i votave në tërë territorin e Kosovës nuk është fontanë dëshirash, por procedurë. Vetëm pse dikujt i teket pas konsumimit të një xhygym çaji me i ri numëru votat nuk do të thotë se është legjitime dhe e drejte”, tha Miftaraj.
Miftaraj tha se gjithë këtë e vendos Gjykata Supreme dhe ajo e vlerëson veç e veç çdo ankesë.
“Procesi i ankimimit është ne Gjykate Supreme dhe ajo e vlerëson çdo ankese veç e veç. Durim dhe respektim i autoritetit te Gjykatës Supreme deri nesër dhe ruajtje e integritetit te procesit zgjedhor”, tha ai./21Media
Rinumerimi i votave ne tere territorin e Kosoves nuk eshte fontane deshirash, por procedure!
Vetem pse dikujt i teket…
Posted by Ehat Miftaraj on Thursday, 11 March 2021