Shoqata “Jetimat e Ballkanit” shtroi iftar për minatorët e Trepçës
Shoqata bëmirëse “Jetimat e Ballkanit” sonte shtroi iftar për minatorët e Trepçës në Mitrovicë. Kështu informoi humanisti Halil Kastrati, i cili iftarin e sontëm e quajti të veçantë.
Kastrati përmes një postimi u shpreh se kaluan shumë mirë dhe se gjetën pritje vëllazërore.
“Iftari i sontshem ishte me i veçante sepse ishim me minatoret e Trepçes. Jetimat e Ballkanit sonte shtruan iftar per minatoret e minieres se trepçes ne Mitrovice. Donator i ketij iftari ishte Cima Construction me pronar Arsim Kabashi. Zoti i ruajt minatoret e i shperblefte bamiresit!”, shkroi Kastrati krahas postimit, ku bashkangjiti edhe disa fotografi./21Media
Nje Iftar i veçante!
Iftari i sontshem ishte me i veçante sepse ishim me minatoret e Trepçes
Jetimat e Ballkanit sonte…
Posted by Halil Kastrati on Wednesday, May 5, 2021