Domgjoni drejt transferimit në Holandë?
Pas përfundimit të sezonit në Zvicër Toni Domgjoni është larguar zyrtarisht nga Zurichu.
22-vjeçari ishte në vitin e fundit të kontratës me Zurichun dhe nuk kishte pranuar rinovimin.
Mesfushori shqiptartani është i lirë për të nënshkruar me ndonjë skuadër tjetër dhe kanë filluar t’i vijnë ofertat e para
Mediat zvicerane kanë raportuar se e ardhmja e shqiptarit mund të jetë në elitën e futbollit holandez, Eredivisie.