Franca izolim të detyrueshëm për udhëtarët nga Britania e Madhe

 

Franca do të vendosë një izolim të detyrueshëm për udhëtarët që mbërrijnë nga Britania e Madhe ku qarkullon veçanërisht varianti indian i koronavirusit, njoftoi sot zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal.

“Data e aplikimit të kësaj mase do të vendoset në orët e ardhshme”, theksoi Attal në përfundim të Këshillit të Ministrave.

Deri tani, 16 vende kanë qenë subjekt i karantinës së detyrueshme në Francë, përfshirë Brazilin, Indinë, Argjentinën dhe Turqinë.

Për këto territore, policia mund të kontrollojë papritur praninë e udhëtarëve në vendin e tyre të karantinës dhe të vendosë një gjobë prej 1 000 deri në 1 500 euro në rast të mungesës së tyre.

Udhëtarët gjithashtu duhet të paraqesin një test negativ PCR të paktën 36 orë (në vend të 72 orëve), ose një test negativ PCR më pak se 72 orë të shoqëruar nga një test antigjen negativ më pak se 24 orë.

Back to top button