Zyrtare, Interi shkarkon Antonio Conten

 

Një ndarje e papritur dhe e konkretizuat brenda pak ditësh ajo ndërmjet Interi dhe trajneri Antonio Conte

Kampioni i ri i Italisë ka njoftuar edhe zyrtarisht se e ka ndërprerë kontratën me Antonio Conten.

Prishja e këtij bashkëpunimi sipas mediave italiane erdhi pasi Conte nuk u pajtua me rekomandimin e drejtuesve të Interit për një ulje të pagave të lojtarëve deri në 15% si dhe disa shitja nga të cilat mund të sillnin në buxhetin e klubit 80 deri 100 milionë euro.

Interi do t’ia paguajë Contes 7 milionë euro për këtë ndërprerje të parakohshme të kontratës.

“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për përfundimin konsensual të kontratës me trajnerin Antonio Conte. I gjithë klubi do të donte të falënderonte Antonio për punën e jashtëzakonshme që ai ka bërë, duke arritur kulmin me fitimin e Skudetos së nëntëmbëdhjetë. Antonio Conte do të mbetet përgjithmonë në historinë e klubit tonë “, thuhet në deklaratën e sapo botuar nga klubi në Viale della Liberazione.

Back to top button