Drejtori në Suharekë rrah nxënësin në shkollë
Një nxënës ka informuar se është sulmuar fizikisht nga drejtori i shkollës në të cilën ai vijon mësimet.
Sipas raportit të Policisë, i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur në Suharekë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media