Këto dy ditë temperaturat do të shkojnë në 37 gradë celsius

 
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë.
Kjo situatë meteorologjike vie si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e Afrikës.
Indeksi UV do të mbetet shumë i lartë dhe nga IHMK kanë thënë se preferohet zbatimi i këshillave të IKSHP, që nga ora 09:00-17:00 të mos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-37 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit./21Media

Back to top button