Kurti: Trajektorja e zhvillimit të KOSTT-it shembull shpresëdhënës i menaxhimit profesional

 
Kryeministri Albin Kurti, vlerësoi menaxhimin profesional të KOSTT Sh.A. Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, në 15- vjetorin e themelimit të kësaj kompanie.
Ai tha se trajektorja e zhvillimit të KOSTT-it është shembull shpresëdhënës i menaxhimit profesional të institucioneve vendore.
“Trajektorja e zhvillimit të KOSTT-it përgjatë viteve paraqet një shembull shpresëdhënës të një menaxhimi profesional të institucioneve vendore. Një sukses i këtillë është i domosdoshëm për ne”, tha kryeministri, duke shtuar se qëndrueshmëria energjetike nuk mund të arrihet pa një infrastrukturë solide të transmisionit dhe operim efikas të tregut të energjisë, e ndërkohë kjo mbetet parakusht kryesor për zhvillimin tonë ekonomi.
Në një ceremoni të organizuar në Muzeun e Kosovës, u theksuan të arriturat përgjatë viteve 2006-2021 të kësaj kompanie publike me 100% të aksioneve shtetërore. Po ashtu u vlerësua kontributi në zhvillimin e sektorit të energjisë në Kosovë, si shtyllë kryesore e zhvillimit ekonomik dhe social në vend./21Media

Back to top button