Tri raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njoftoi se janë konfirmuar 3 raste të reja me COVID-19, nga 3 mijë e 513 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit.
Rastet pozitive janë nga: 2 raste në Vlorë, 1 në Tiranë.
Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID-19. Ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Kurse janë shëruar 4 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130 mijë e 18 që nga fillimi i pandemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes./21Media