Arrestohet një burrë për ”Kansoje”

Një burrë 44 vjeçar nga Vushtrria është arrestuar mbrëmë për veprën penale, ”Kanosje”.
I pandehuri dyshohet se veprës penale të kanosjes t’i ketë paraprirë një zënkë ndërmjet të dyshuarit dhe viktimës.
”Në orët e mbrëmjes së datës 4 korrik 2021, në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar dhe iniciuar një rast me elemente të veprës penale ”Kanosje”. Nga informacionet fillestare të pranuar nga ankuesi, thuhej se në rrugën ”Haxhi Zeka” në Vushtrri, ishte kanosur nga personi i dyshuar i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore me ç’ rast është arrestuar personi i dyshuar M. M., 44 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës”, është bërë e ditur në komunikatën e policisë./21Media

Back to top button