Një burrë u kërcënua me armë nga vëllezërit e gruas
Një burrë nga Vushtrria të dielën është kanosur nga dy vëllezërit e gruas së tij, të cilët kanë qenë të armatosur.
”Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është kanosur nga dy vëllezërit e bashkëshortes së tij të dyshuarit meshkuj kosovarë. Sipas ankuesit, ata kanë qenë të armatosur dhe pasi që ai është larguar, të dyshuarit kanë marr me vete motrën e tyre dhe fëmijët e saj”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Rasti është duke u hetuar./21Media