Prishtina mposhtet 3-0 nga Ferencvarosi në ndeshjen e parë
Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Ferencvarosit dhe Prishtinës e zhvilluar të martën në Budapest të Hungarisë.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Kampioni i Kosovës bëri një paraqitje shumë të mirë në 45 minutat e para kur nuk pranoi gol dhe kishte një rast shumë të mirë përmes Otto John.
Pjesa e dytë shkoi shumë keq për bardhekaltërit pasi pranuan tre gola brenda shtatë minutave.
Ndeshja kthyese do të zhvillohet më 13 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.