Vajza sulmon fizikisht nënën
Policia ka bërë të ditur se dje një grua nga Prishtina ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vajza e saj.
Viktima ka raportuar se probleme të tilla ka në vazhdimësi me vajzën dhe burrin e saj.
”Viktima femër kosovare ka raportuar në pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vajza e saj e dyshuara femër kosovare dhe në vazhdimësi ka probleme me të njëjtën dhe bashkëshortin e të dyshuarës mashkull kosovar me të cilët jetojnë në bashkësi familjare”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Rasti është duke u hetuar./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?