Të paktën 133 viktima në Gjermani
Ka shkuar në 133 numri i viktimave nga ajo që konsiderohet përmbytja e shekullit në Gjermani.
Sipas policisë 43 njerëz vdiqën në Nordrhein-Westfalen dhe 90 në Rheinland-Pfalz.
Autoritetet kanë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet ende.
Ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar kërkimet për qindra njerëz të tjerë të zhdukur./21Media