Asgjësohen 100 bimë kanabis në Fushë Kosovë
Policia ka bërë të ditur se dje në mbrëmje njësiti policor ka dalë në Fushë Kosovë në një lokacion, pasi kishin informatë se aty janë mbjellë bimë narkotike.
”Në vendin e ngjarjes janë vërejtur se kishte të mbjella rreth 100 bimë të egra narkotike kanabis. Bimët janë asgjësuar nga njësiti përkatës dhe janë marrë disa mostra për ekzaminim”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Rasti është duke u hetuar./21Media