Iu gjendet kokainë e marihuanë, arrestohen dy persona

Policia ka bërë të ditur se dje në mbrëmje janë arrestuar dy burra nga fshati Prelez i Ferizajt, pasi që në veturën e tyre është gjetur substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi në veturën e tyre policia gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokanë  8.1 gram, pastaj është bërë bastisje edhe në shtëpinë e tyre edhe aty janë gjetur disa sasi të vogla marihuanë”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button