Policia ka arrestuar një shtetas serb
Dje është arrestuar një shtetas i Serbisë nga Zubin Potoku pasi që i njëjti ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin.
”I dyshuari është ndaluar duke kaluar kufirin me veturë ku gjatë kontrollit i njëjti po transportonte gjësende plastike pa dokumente”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit malli i është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media