14 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 14 raste të reja.
“Sot janë shëruar 6 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.597. Në total numri i rasteve aktive është 169.”, ka informuar MSh.
Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 393 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 357.980 doza të vaksinës.
Deri më sot, 109.233 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media
May be an image of text

Back to top button