Policia i gjen 19 qese me kokainë në një shtëpi në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 19 qese me substancë të dyshuar narkotike, të llojit kokainë me peshë prej 9.9 gram.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mukadez Lika” në Prishtinë, më datë 28.07.2021 rreth orës 09:50.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?