8 viktima dhe 2236 raste të reja me Covid-19
8 të vdekur dhe 2 mijë e 236 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar brenda 24 orëve në Kosovë.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 11 mijë e 373 testime.
Sot janë shëruar 138 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106 mijë e 546.
Në total numri i rasteve aktive është 14.249.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 22 mijë e 119 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 644 mijë e 212 doza të vaksinës.
Deri më sot 221 mijë e 26 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media
