Kaloni te përmbajtja kryesore

Kultivoi kanabis, arrestohet një burrë nga Mitrovica

Dje është arrestuar një burrë kosovar nga Mitrovica, për shkak se nga njësitë relevante policore është hasur duke vjelur disa bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.

”Në dy lokacione te i dyshuari,  njësitë  policore kanë gjetur  dhe sekuestruar 267.7 gram substanca të dyshuara narkotike dhe gjashtë bimë Kanabis Sativa me gjatësi 60 deri 160 cm”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

 Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button