Osmani: Po rrisim kapacitetet për më shumë refugjatë afganë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për televizionin britanik “SkyNews” ka thënë se Kosova po shton kapacitetet për të pranuar refugjatët afganë.
E para e Kosovës nuk ka treguar një shifër se sa refugjatë mund të vijnë.
“Jemi veçse gati të pranojmë refugjatët e parë. Çfarë po bëjmë tani është se po rrisim kapacitetet ashtu që të mund të pranojmë më shumë. Nuk mund të përmend numrin final deri të studiojmë ato dhe çdo lokacion në Kosovë që mund t’i marrë ata. Është çështje ditësh, por jemi gati t’i pranojmë grupin e parë, kështu që do të varet nga ajo se si aranzhohet transporti i tyre nga SHBA-ja”, ka thënë Osmani.
Osmani ka treguar se pesë shtetas të Kosovës në Afganistan kishin kërkuar ndihmë nga institucionet për evakuim dhe se nuk ka të tjerë. Sipas saj, shumë kosovarë kanë punuar për forcat ushtarake amerikane dhe britanike, por se deri pak muaj më parë të gjithë janë larguar nga atje, përveç të pesë qytetarëve që u evakuuan tash.
Presidentja ka thënë se nuk ka kërkesa për status të qëndrimit, pasi Kosova do të jetë strehë e përkohshme e refugjatëve të cilët aplikuan të shkojnë direkt në SHBA./21Media

Back to top button