13 viktima nga COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, 13 qytetarë e kanë humbur jetë nga COVID-19.
Kurse nga 10 mijë e 848 testime të kryera, janë konfirmuar 1 mijë e 901 raste të reja me COVID-19.
Gjatë këtyre orëve janë shëruar 433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107 mijë e 999.
Në total numri i rasteve aktive është 21 mijë e 922.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 21 mijë e 719 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 729 mijë e 554 doza të vaksinës.
Deri më sot 244 mijë e 235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media