Zyrtari taliban: Të paktën 11 të vrarë nga shpërthimi në Kabul

Një zyrtar taleban ka thënë se të paktën 11 persona janë vrarë në sulmin në aeroportin e Kabulit disa orë pas paralajmërimeve për një sulm terrorist të “afërt” dhe “vdekjeprurës” të ISIS.
Zyrtari tha se numri përfshinte gra dhe fëmijë dhe se një numër i rojeve talebane ishin plagosur gjithashtu.
Qëkur talibanët kanë hyrë në Kabul më 15 gusht, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë evakuuar më shumë se 88,000 njerëz, përfshirë 19,000 në 24 orët e fundit. Ushtria amerikane ka thënë se aeroplanët po ngrihen çdo 39 minuta nga aeroporti i Kabulit. Talibanët kanë thënë se trupat e huaja duhet të jenë jashtë Afganistanit deri në fund të këtij muaji dhe kanë përjashtuar çdo zgjatje të afatit. Ata u kanë bërë thirrje afganëve që të qëndrojnë, ndërsa kanë thënë se ata që kanë leje për t’u larguar, do të lejohen ta bëjnë këtë sapo të rifillojnë fluturimet komerciale./21Media

Back to top button