26 të vdekur dhe 906 të infektuar me koronavirus në Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 6.006 testime të realizuara 906 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 343 pacientë të shëruar nga Covid-19, ndërsa 26 pacientë e kanë humbur betejën me koronavirusin./21Media